Monday, October 8, 2012

PO AFROHET 100 VJETORI I PAVARESISE SE SHQIPERISE.....GEZUAR, GEZUAR, GEZUAR!!


KETE FAQE TJA KUSHTOJME  100 VJETORIT TE PAVARESISE SE SHQIPERISE....


Postoni poezi urime foto dhe video rreth kesaj feste.


 

Fatos Arapi - Atdheu ...


Atdheu éshté dhimbje, éshté dhimbje.
njé prill i pikélluar né shpirt.
atdheu éshté kryqi, éshté kryqi.
e mban - dhe té mban ty - né shpirt.

atdheu éshté toka e premtuar.
ti shkel si njé zot dhe s'e ka ndén kembe.
atdheu s'ka fjalé, ka sy té trishtuar.
vdes dashuria né dashuri qé té c'ménd.

atdheu éshté buka e uritur,
té ikén nga duart e dot nuk e ngop;
endérr dhe ankth dhe shpresé e sfilitur;
me syté n'errésiré vetveten kérkon.

atdheu éshté varr i hapur, éshté varr.
njé jeté drejt tij shkon me besé qé bind.
né njé piké loti mbyt lotin fatvraré.
né njé piké loti liriné e lind.

atdheu yt i vogli, i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.



Ndre Mjeda- Liria

- I -
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n'ato maja;
mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,
ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?
A keni ndie ndikund, kah fluturoni
ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj?
A keni ndie nji kangë të patravajë?

O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!
"Lirim, lirim!" -- bërtet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,
a veç t'mjerin e mblon anemban' robnia?
Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,
sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,
e vështroje ku i del lirimit ama.
.................................
- VI -
Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mënia.
E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija
e lirimit t'Atdheut; fshehtas shëtiti
kasoll' për kasoll' rreth buneve e soditi
frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija
e Skanderbegut. Që ndër djepa rritin
nanat e Hotit djelmënin' ushtore
e idhnim n'armikun nëpër gji iu qitin.
E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.



Andon Z. Cajupi- Memedheu

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm'e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q'i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.

  
Ismail Kadare- Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.

Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne

Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.


Naim Frasheri- O MALET' E SHQIPËRISË ...  
O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,

Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.
Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,

Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,

Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.

Naim Frashëri  trans. Pashko Vasa (1880) E perktheu ne anglisht
Prof. Peter Prifti -OH, Heards and Pastures,To Albania


You mountains of Albania, you trees of towering height,
You meadows broad, all full of flowers, you're with me day and night.
You stately magnificent hills, you rivers bright and sheen,
You knolls and boulders, rocks and crags, you woodlands clad in green.
I dream of all the flocks and herds you feed and rear and house,
O blessed spot, what joy in me, what longing you arouse!
You do me very honour that I bear Albania's name,
For you it is who made me, and who fill my heart with flame.

Albania, O Mother mine, though we are far apart,
My loving memory of you lies ever in my heart!


Pashko Vasa- O MOJ SHQIPNI

O moj Shqipni, e mjera Shqipni
kush te ka qitë me krye në hi?
Ti ke pas kenë një zonjë e rande
burrat e dheut te thirshin nanë
Ke pasë shumë t'mira e begati
me vajza t'bukra, me djem t'ri
Gja e vend shumë, ara e bashtina
me armë të bardha e pushkë ltina
me burra trima, me gra të dlira
ti ndër gjithe shoqet ke kene ma e mira
Kur krista pushka si me shkrep moti
Zogu i shqiptarit gjithmonë i zoti
ka qënë për luftë e n'luft ka vdekun
e dhunë mbrapa kurr s'i ka mbetun
Kur ka lidh besën burri i Shqipnisë
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë
ndër lufta t'rrepta gjithkund ka ra
me faqe t'bardhë gjithmonë asht da
Po sot, Shqipni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe
Shkon bota sipri, me kambë të shklet
e një fjalë të ambël askush s'ta flet
Si mal me borë, si fushë me lule
ke pas ken veshun, sot je me cule
e s'të kan mbetun as emn, as besë
vet' i ke prishun për faqe t'zezë
Shqiptar',me vllazën jeni tuj u vra
ndër njëqind çeta jeni shpërnda...
Qani ju shpata e ju dyfeqe
shqiptari u zu si zog ndër leqe
Qani ju trima bashkë me ne
Se ra Shqipnia me faqe n'dhe
E s'i ka mbetun as bukë as mish
as zjarm në votër as dritë as pishë
as gjak në faqe as nder ndër shokë
por asht rrëxue e bamun trokë
Para se t'hupet kështu Shqipnia
me pushkë n'dorë le t'desë trimnia
Çoniu shqiptarë prej gjumit çoniu
të gjithë si vllazën n'një besë shtrëngoniu
e mos shikoni kisha e xhamia
feja e shqiptari asht shqiptaria
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë
gjithkund lshon dielli vapë edhe rrezë
asht toka jone, prind na e kan lane
kush mos na e prekë se desim t'tanë


At Gjergj Fishta- Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

Asdreni- Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk'iu betuar
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne si ndajmë;
këtu armiqët s'kanë vend.
që kombe shuhen përmbi dhe,
po Shqipëria do të rrojë,
për të, për të, luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë
tek ti betohemi këtu,
pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë,
për nder'edhe lavdimn e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjt!
 FOTOT NGA BEQIR SINA DHE ALBANIAN ROOTS









6 comments:

  1. Naim Freasheri- Fjalët e Qiririt

    Në mes tuaj kam qëndruar
    E jam duke përvëluar
    Që t'ju ap pakëz dritë,
    Natënë t'jua bënj ditë.
    Do të tretem, të kullohem,
    të digjem, të përvëlohem,
    Që t'ju ndrinj mir' e të shihni,
    Njëri tjatërin ta njihni.
    Për ju do të rri të tretem,
    As një çikë të mos mbetëm,
    Të digjem, të qanj me lot
    Se dëshirën s'e duronj dot.
    Unë zjarrit nuk i druhem
    Dhe kurrë s'dua të shuhem,
    Po të digjem më dëshirë,
    Sa të mundt t'ju ndrinj më mirë.
    Kur më shihni se jam tretur
    Mos pandehni se kam vdekur :
    Jam i gjall' e jam në jetë,
    Jam në dritët të vërtetë;
    Unë jam në shpirtit tuaj,
    Mos më kini për të huaj.
    Më është falur durimi,
    Andaj po digjem si trimi,
    Sa më kënda t'ju bënj mirë,
    Të mos mbeti n'errësirë.
    Jakëni, rreth meje rrini,
    Flisni, qeshni, hani, pini
    Në shpirtit kam dashurinë,
    Pa digjem për njerëzinë...
    Me zjarr ta djek mushkërinë
    E të tretem për njerinë
    Unë dua njerëzinë,
    Mirësin'e urtësinë.
    Në bëhi shokë me mua,
    Në më doni si ju dua,
    Njëri tjatrinë në doni
    Të paudhë mos punoni...
    Unë, duke përvëluar,
    Njerëzit i kam ndrituar;
    Kam qenë mik me njerinë,
    Andaj i di e më dinë...
    Dua shum fjalë t'ju them,
    Po trembem mos ju bënj ujem.
    E ku shkruhenë në kartë
    Fjalët' e gjuhësë 'zjarrtë ?

    ReplyDelete
  2. Asdreni- Dua

    Mbi bar dua të prehem,
    të këndoj, të dëfrehem,
    të shoh rreth bagëtinë,
    kur hanë dhe pinë;
    të shoh fushat e blerta,
    bimët kur i fryen era,
    njërzit kur punojnë
    dhe çupat kur këndojnë!

    Ah, dua dhe lulet,
    kur i shfaqin pekulet,
    dhe fluturat që venë,
    mbi to dua të jenë;
    bilbili t'ia thotë
    nën diellin e ngrohtë.


    Dua dhe Shqipërinë,
    se atje kam shtëpinë,
    kur rrija nëpër ferrat
    edhe lozja me sheqerrat;
    për këtë kam dëshirë
    dhe s'dua më mirë,
    atje dua të shkoj,
    sa të jem e të rroj!

    ReplyDelete
  3. Asdreni- Sa të dua Shqipëri

    Sa të dua, o Shqipëri,
    sa me mall ndiej e sa dëshirë,
    për ty gaz e dashuri
    mu në zemër më ka mbirë!


    Se për mua, o Atdhe,
    je një lule aq e vyer,
    sa nuk gjendet përmbi dhe
    shpirtintim për të ushqyer!

    ReplyDelete
  4. Mihal Grameno- Për Mëmëdhenë

    Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
    Vraponi burra, se s'ka me prit.
    Të vdesim sot me besa-besë
    pranë flamurit të kuq q'u ngrit.


    Pranë flamurit, pranë flamurit,
    me shpatë zhveshur shqipëtarisht,
    Për dhen' e babës edhe të burrit
    kemi me vdekur sot burrërisht.


    E Drini plak me oshëtima
    mbi Shqipërinë valët po dredh;
    Tosk' edhe Gegë, si vetëtima
    armikut bini se dita erdhi.


    Ejani burra malit përpjetë
    duke u betuar vdekj' a liri.
    Se s'ka m'e ëmbël në këtë jetë,
    kur vdes shqiptari për Shqipëri!

    ReplyDelete
  5. Migjeni- RECITAL I MALSORIT

    0, si nuk kam një grusht të fortë
    t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
    ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
    n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

    Unë - lugat si hij' e trazueme,
    trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
    endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
    dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.

    Mali hesht. Edhe pse përditë
    mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
    kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
    Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

    Mali hesht - dhe në heshtje qesh.
    E unë vuej - dhe në vuejtje vdes.
    Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
    Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

    0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
    Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
    Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
    E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.

    ReplyDelete
  6. MIGJENI- KANGA E RINIS


    Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
    Thueja kangës sate që të vlon në gji.
    Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
    Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
    Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
    Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
    me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
    prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.
    Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
    Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
    dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili
    e na të duem fort si të duem një diell.
    Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
    Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

    ReplyDelete