Sunday, September 30, 2012

Artikull Nga gazeta RD" Liri Berisha merr cmimin prestigjoz FEBA 2012" nga BEQIR SINA

http://www.rilindjademokratike.com/RD%2030%20shtator/rd%2030%20shtator.pmd.pdf

U zhvillua në Nju Jork Konferenca "Harta e Leadershipit Ballkanik" me temën "Gratë në formësimin e shoqërisë"

Liri Berisha merr çmimin prestigjioz "FEBA 2012"

Federata e Shoqatave Ballkanike Amerikane (FEBA), së bashku me partnerin e saj të organizatës Ballkansit dhe Ballkan Amerikan, Këshillin për Marrëdhënie me Publikun, mbajti takimin vjetor të tyre: "Konferenca; Harta e Leadershipit Ballkanik". Tema e këtij viti e kësaj konference prestigjioze ku marrin pjesë për çdo vit udhëheqësit më të lartë nga Ballkani, ishte "Gratë në Formësimin e Shoqërisë". Ndërkohë, si çdo vit një nderim me çmimin FEBA, iu dha disa udhëheqësve më të dalluar nga Ballkani për kontributin e tyre të rëndësishëm, në politikë, çështjet sociale dhe fushat profesionale në shoqërinë në përgjithësi. Mbrëmje solmene FEBA 2012 u ndoq nga një numër i madh i gazetarëve të akredituar në OKB dhe atyre të ardhur nga Ballkani.
Mbas fjalimeve përshëndetëse, Konferenca u pasua nga ceremonia solemne që përfshinte ndarjen e Çmimit FEBA, akorduar grave të ndryshme, për përfshirjen e tyre në veprimtari, bamirësie, në politikë, shkencë, art dhe shoqëri. Çmimet i ndau në shenjë nderi zonja Robina Niaz, themeluese dhe drejtore ekzekutive e organizatës joqeveritare (OJQ)-në New York "Turning Point for Women and their Families". Zonja Liri Berisha u nderua me çmimin vjetor të FEBA, për kontributet e saj për të ndihmuar gratë dhe fëmijët nga sëmundjet, veçanërisht autizmin, për të cilat ajo është një avokate e kësaj sëmundjeje në botë, punën e saj me Shoqatën "

Fëmijët shqiptarë" dhe themelimin e organizatës "Nënë Tereza", të cilat janë motivuar gjithashtu në mesin e këtyre kontributeve. Kështu, angazhimi serioz disa vjeçar i zonjës Berisha në drejtim të fëmijëve të sëmurë dhe familjeve në nevojë, të drejtave të grave shqiptare në, Shqipëri, Kosovë, dhe trojet etnike shqiptare, gjeti një vlerësim edhe nga kjo organizatë prestigjioze në New York, e cila për çdo vit ndan një çmim të tillë, për gratë më të shquara nga Ballkani dhe rajoni. Zonja Liri Berisha, u nderua nga FEBA në Nju Jork, për çështjet social-politike, dhe si një personalitet i lartë, grua nga Ballkani që po lufton për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe për përmirësimin e kushteve të tyre shoqërore edhe në Ballkan e rajon. Ky çmim iu dha zonjës Berisha për impenjimin e vazhdueshëm humanitar shkencor dhe social të saj në Shqipëri, ku zonja Berisha është vlerësuar gjithashtu edhe për mbështetjen e veçantë që i ka kushtuar grave dhe fëmijëve të prekur nga sëmundje të ndryshme apo të nënave dhe fëmijëve të varfër në Shqipëri, Ballkan, rajon dhe botë. Ky është çmimi i dytë i lartë, i dhënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Zonjën, Liri Berisha, Presidentja e Fondacionit "Fëmijët shqiptarë".
Zonja Berisha, është nderuar një vit më parë në Washington nga Organizata Women's Information Network gjatë një ceremonie me çmimin WIN International Achievement Award - "Çmimin Ndërkombëtar të suksesit për gruan", për përkushtimin dhe punën e saj në çështjet e grave, në një ceremoni ku ka marrë pjesë dhe vetë Zonja e Parë amerikane, Michele Obama, çmim i cili përcaktohet nga një komision special i ngritur posaçërisht për vlerësimin e kandidaturave nga e gjithë bota, dhe çmim që ndër vite janë vlerësuar mjaft emra të njohur të artit kulturës dhe politikës nga e gjithë bota, të cilët kanë dhënë kontribut në promovimin e paqes, kulturës dhe kujdesit ndaj shtresave në nevojë.
Zonja Lirie Berisha tha pas marrjes së çmimit FEBA 2012, se është e nderuar që merr pjesë në këtë ngjarje vjetore, "Konferenca; Harta e Leadershipit Ballkanik", tema e së cilës për këtë vit ishte "Gratë në formësimin e shoqërisë" dhe të marrë një nderim me çmimin FEBA, për kontributin e saj të rëndësishëm, në fushat profesionale dhe shoqërinë në përgjithësi. Zonja Berisha tha se, ky çmim shkon në emër të të gjitha grave shqiptare, kudo që ato mund të jenë, pasi të gjitha gratë shqiptare kanë qenë dhe janë avokate aktive të paqes dhe në mbrojtje të, të drejtave të grave kudo në botë. Ajo përfundoi duke shprehur besimin e saj të fortë, se të gjitha gratë shqiptare, të cilat kanë gjakun dhe zemrën e Nënë Terezës, kanë bërë një "luftë të madhe" në mënyrë që gratë kudo të gjejnë atë buzëqeshjen e tyre, të fëmijëve dhe familjes së tyre, pasi ajo buzëqeshja e gjetur nga tërë gratë e botës, është paqja, dashuria, lumturia e tyre edhe e familjeve dhe fëmijëve të tyre, në mbarë botën". Gjatë vizitës së saj në New York, znj Liri Berisha pati mundësinë të takohej me personalitete të politikës, artit, kulturës dhe shkencës nga vende të ndryshme të botës, që mblidhen sëbashku në këtë qytet për të marrë pjesë në Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por edhe për të shfrytëzuar çdo takim për të treguar arritjet e vendeve të tyre, vlerat e paqes, mirësisë dhe besimit, etj.

New York
Nga BEQIR SINA

U zhvillua në Nju Jork Konferenca "Harta e Leadershipit Ballkanik" me temën "Gratë në formësimin e shoqërisë" 

Liri Berisha merr çmimin prestigjioz "FEBA 2012"

Federata e Shoqatave Ballkanike Amerikane (FEBA), së bashku me partnerin e saj të organizatës Ballkansit dhe Ballkan Amerikan, Këshillin për Marrëdhënie me Publikun, mbajti takimin vjetor të tyre: "Konferenca; Harta e Leadershipit Ballkanik". Tema e këtij viti e kësaj konference prestigjioze ku marrin pjesë për çdo vit udhëheqësit më të lartë nga Ballkani, ishte "Gratë në Formësimin e Shoqërisë". Ndërkohë, si çdo vit një nderim me çmimin FEBA, iu dha disa udhëheqësve më të dalluar nga Ballkani për kontributin e tyre të rëndësishëm, në politikë, çështjet sociale dhe fushat profesionale në shoqërinë në përgjithësi. Mbrëmje solmene FEBA 2012 u ndoq nga një numër i madh i gazetarëve të akredituar në OKB dhe atyre të ardhur nga Ballkani.
Mbas fjalimeve përshëndetëse, Konferenca u pasua nga ceremonia solemne që përfshinte ndarjen e Çmimit FEBA, akorduar grave të ndryshme, për përfshirjen e tyre në veprimtari, bamirësie, në politikë, shkencë, art dhe shoqëri. Çmimet i ndau në shenjë nderi zonja Robina Niaz, themeluese dhe drejtore ekzekutive e organizatës joqeveritare (OJQ)-në New York "Turning Point for Women and their Families". Zonja Liri Berisha u nderua me çmimin vjetor të FEBA, për kontributet e saj për të ndihmuar gratë dhe fëmijët nga sëmundjet, veçanërisht autizmin, për të cilat ajo është një avokate e kësaj sëmundjeje në botë, punën e saj me Shoqatën "Fëmijët shqiptarë" dhe themelimin e organizatës "Nënë Tereza", të cilat janë motivuar gjithashtu në mesin e këtyre kontributeve. Kështu, angazhimi serioz disa vjeçar i zonjës Berisha në drejtim të fëmijëve të sëmurë dhe familjeve në nevojë, të drejtave të grave shqiptare në, Shqipëri, Kosovë, dhe trojet etnike shqiptare, gjeti një vlerësim edhe nga kjo organizatë prestigjioze në New York, e cila për çdo vit ndan një çmim të tillë, për gratë më të shquara nga Ballkani dhe rajoni. Zonja Liri Berisha, u nderua nga FEBA në Nju Jork, për çështjet social-politike, dhe si një personalitet i lartë, grua nga Ballkani që po lufton për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe për përmirësimin e kushteve të tyre shoqërore edhe në Ballkan e rajon. Ky çmim iu dha zonjës Berisha për impenjimin e vazhdueshëm humanitar shkencor dhe social të saj në Shqipëri, ku zonja Berisha është vlerësuar gjithashtu edhe për mbështetjen e veçantë që i ka kushtuar grave dhe fëmijëve të prekur nga sëmundje të ndryshme apo të nënave dhe fëmijëve të varfër në Shqipëri, Ballkan, rajon dhe botë. Ky është çmimi i dytë i lartë, i dhënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Zonjën, Liri Berisha, Presidentja e Fondacionit "Fëmijët shqiptarë".